>
LETERSISHQIP

Duke Pritur 8 Marsin

Krijesa Hyjnore në Mbar Globin
URIME 8 MARSI

DUKE PRITUR 8 MARSIN

Shetitorja gumëzhon nga bukuria femër
Në fund të urës përball klubit poetik Tamej
Veshur me këmbëngulje presë
Engjëllyshe time krijesën e jetës.

Kuarcii gjelbërt mbretëresha e natës
Bjonde shtatëlartë verbëroi bukurinë
Si vërshimet e egra mbuloi promenadën
U zgjua kërshëria e nënës natyrë.

E lehtë si pupla e poetit
Mahniti me vargjet e saja
Lehtë si puhiza mesdhetare
Si qetësues narkotik hipnotizoi madhështinë.

Mu afrua me përshëndetje epshi
Buzëqeshja e shfrenuar më dhuroi puthje të zjarrtë
Lëkundjet tektonike më dërmuan
U dorëzova princeshës madhërisë së saj etjes së pashuar.
Vargje poetike VI