Më mbaj mend (për 1 muaj)

Hyrja është kryer me sukses!


Tema: Poezi Për Trishtim

Qindra Vjeqare

Ndien frymëmarrjen e bishës
Sytë e gjakosur
Të shikjon i uritur
Nënshtrim dhe poshtërim
Egoja e tij
Kundërmues shkatërrues
Të mbledhur në kope
Urinojnë kufirin e padukshëm
Ethshëm ulërojnë kah qielli
Bashkëbisedojnë në urtësi
Janë apokalipsat e sodit
Rrëmuja njerëzore
Urrejtja e pangopur
Mëria shkatërruese…

Ata veshur bukur
Në agimin e ditës
Perfid pa fije turpi
Përqafojnë drejtësinë e mposhtur
Fjalët përshëndesin ankthin
Rrezatojnë mbi bjeshkët e larta
Me urrejtje të virusit infektiv…

Përsëri
Në hënën e dritës së plotë
Dridhen eshtërat në varet e mëkatarëve
Krijesat e padukshme misterioze
Në errësirë na rrethojnë
Shfryejnë epshet çnjerëzore
Shplojnë urrejtjen e akumuluar
Tronditet qielli bishat ulërojnë
Ulërojnë ulërojnë…


Asgjë asgjë asgjë
Me i ndal JO
As Fjalët e Mençura Profetike
Kështjellat e larta mesjetare
Dënimet e rënda qiellore
godasin
Brez pas brezi
Pamëshirshëm
Deri në shtatë gjenerata
Po…po derdhe… derdhe
Mllefin e shtresuar
Qindëra e qindëra vjeqare…

Atje atje larg
Por jo edhe shumë larg
Qetësia të përqafon
Errësira e përjetshme të shfrenon
Llogaria engjëjt të mbërthejnë…

tyran spahiu
vargje poetike VI

- poezi nga Tyran Prizren Spahiu


Nuk ka akoma asnjë votë


Komente mbi këtë krijim


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet