A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Tema: Poezi Për Shoqerinë

Ju Lutem… Nuk Mundem Më…

Acar ngricat kanë mbuluar
Kalldërmat e urës së gurit
Era e fortë pamëshërshëm godet
Veshur nxehtë ftohti më përqafon
Përshkron tinzisht trupin
Dridhërimat më mbërthejnë…

Ura Arasta qëndron pezull në mjegull
Përqafuar nga dimri i rëndë
Si fatamorgana loz me sytë
Atua vallë jam unë gjallë …

Nga lartë pika mjegulle
Padukshëm më rëndojnë pamjen
Hedh një shikim në kënd
Kokëulur në karrocë ai qëndron.

Matan
Në restaurantin ‘kjo është jetë’
Shfrenuar muzika deh
Mbushur tavolinat pyesin
Oh…jam në gosti jetë.

Tingujt e ritmik oriental
Vallëzuesja e haremit dëfren
Vijat perfekte të natyrës
Shijojnë monedhat e gjelbërt
Në hapësirën mes dy bjeshkëve.

Nuk mundem më
Forca e varfërisë më farkëton
Ndjenjat më janë përdhunuar
Thërras me zë të lartë
Bërtas deri në kup të qiellit
Ju të paturp barkëshfryer
Endacak të kohës pronare
Etja e pashuar e nefsit
Ju festivali djallëzor i forcës.

Pishat të turpëruar nga ekstaza njeri
Lakuar thyer në shpirt
Trungu i lartë lëvoret e plasaritura
Boçat e pjekura në marrëzi
Pëshpërisin me zë gjysmë të egër
Ah…sikur të ishim larg larg që këndej.

Shtërngata lëshon vend të sigurt
Katrahurës së arktikut polar
Zbrazet gjyteti hingëllon moti
Ngadal në qetësinë e natës
Rrotat e karrocës rrëshkjasin pafuqishëm
Ndëgjohet një ..tup.. i quditshëm
Uji mbulon qerren e…

I lodhur jam nuk mundem më
Ndiej zbrazëtirë në stomakun tim
Ftohtin acarin e kam të panjohur
Parandjej qetësinë e mrekullueshme
Nën urën shekullore të gurit
Futem qetazi mjegulla më shoqëron…

tyran prizren spahiu
vargje poetike IV
poezia bur....

- poem written by Tyran Prizren Spahiu


Choose star rating

Rating:  5 / Votes cast:  1





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019