Tyran Prizren Spahiu Poezi
Tyran Prizren Spahiu

Tema: Poezi Për Shoqërinë


Snobi

Fjalët e thata shkruara morbide
Ndjenja e fshehura nga pena artistike
Si gjethet e vjeshtës indiane
Pasurojnë natyrën e snobit.

Është ai fëmiu i aristokratit të ri
Veshur elegant me tipare të rëndomta
Natyrë e verbër zakone të kultivuara
Gërshetuar tek temperamenti i tij.

Nxirë në kapakun e syrit
Mavijosur në kofshat e duarëve
Iluzionet si avulli mesjetar
Shkrihen në ëndrrat e kot…

Mjegulla magjepset nga gjendja e snobit
Largohet i frikësuar nga sjellja e sëmurë
Ajo veshur hollë zbret nga karroca e natës
Si hija e fantazmës derdhet në divanin e tij.

Fenerët e natës fiken në mëngjes
Thundrat e kuajve ndëgjohen në largësi
Karroca e natës veshur me mëkat
Gjarpëron kalldërmave të…varfërisë.

tyran spahiu
vargje poetike IV

- Poezi nga Tyran Prizren Spahiu



{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0