>
LETERSISHQIP

Yjet E Mesnatës

Tingëllojnë
Posi vallëzimi i yjeve në eklips
Me shumë bukuri dhe dashuri
Fjalët qiellore.

Krijesa hyjnore me sytë lartë
Princesha e botës magjepsëse
Aty është mbledhur tërë hijeshia.

I shtriu duart muzgu
Deti e përqafoi
Fryma butësisht përkdheli
Fjalët më të dëshiruara
Që rrodhën nga epshi i saj.

Ndalen gjallesat dhe përgjojnë
Dridhet dashuria e thënë
Puhia pëshpërit premtimet
Ndëgjuara nga krijesa dashuri.

Sfondi dhe violinat sfidojnë
Pianoja valëzon notat e saj
Vashëza me zë të ulët dridhur
Thërret dashurinë të zbresë nga yjet e mesnatës…
vargje poetike