Ulur-në karrigën e lëkurës së djersitur
Tenton të thërret qetësinë
Shikjon lartë në malet me dëborë
Lëvizin muskujt stomaku dridhet.
Pishina e mbuluar me lule orientale
Shërbëtorët e frikësuar vëzhgojnë
Palluatë shumëngjyrëshe strukur në këndë
I pamatur shqetësim në ajër ndihet.
Gëllënjkët me ujë të ftohtë rrëshkjasin
Djersa edhe më tej e mbulon
Dridhërimat shtërngojnë gjoksin
Ftohti kaplon me ngadalësi.
Ofrohet terri sytë lotojnë
Goditjet e kaluarës së fëlliqët mbërthejnë
Noton shpirti noton pa rrugëdalje
Humbur në mes të dy botërave vuan dhe gjallëron