Më mbaj mend (për 1 muaj)


Tema: Poezi Për Atdheun

Mëmëdheu

Larguar nga ti kjofsh e bekuar
Në verandën e mërgimit
Ndëgjohen pëshpëritjet e qiejve
Mendoj pandërprerë për ty mëmëdhe.

Puhia e mesnatës së Atlantikut
Sjell notat më të lartësuara të filharmonisë
Hapi dyert dhe dritaret të shijoj
Të lashtën shtetësi.

Shtëpia dy katëshe ikona e mëvetësisë
Rrezaton ndjenjë dashurie
Gjoksi ndien madhështinë tënde
E bukura atdhe.

Jemi larg në brigjet e botës
Posa i mbyllim sytë aty na ake
Kudo shkojmë në NE je.
Të dojmë e bekuara mëmëdhe.

Lundërojnë retë e bardha mbi mua
Formë e përkryer e gdhendur
Shoh trajtën tënde të pavarësisë
Gëzofsh Shqipni.

tyran spahiu
vargje poetike V
pesë shtylla

- poezi nga Tyran Prizren Spahiu


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  3 / Votuan:  9

Komente mbi këtë krijim


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet