Largohesh

Kërkon dalje nga rrethi
Ngecish
Mundohesh të arrish kohën
Të kthejsh të kaluarën
Mesnatave ndihesh i ri
Dita e kthen në përditshmëri
Përsëri
Në mendime rrugëton i lodhur
Këmbët dorëzohen
Tradhtohesh
I mbyllur në dhomën e ngushtë
Dera larg
Tenton dhe përsëri tenton
Ndien ngrohtësi
Pikon pikon ngadalë rrjedhë
Gishtat e gjakosura
Dorëzohesh rrugëdalje nuk ka
Dyshemeja të përqafon
Ndihet një tup i tmerrshëm
Koka nuk ka fuqi
Sytë mbyllen
Ndjenjat kalimthi notojnë
Fundosesh në errësirën e ditës
Trupi nuk ndien dhimbje
Qetë shumë qetë
Agonia të mbërthen largohesh…

tyran prizren spahiu
vargje poetike V
pesë shtylla

- poezi nga Tyran Prizren Spahiu


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  1