Tema: Poezi Për Trishtim

Largohesh Në Aeon

Kërkon dalje nga rrethi
Ngecish
Të arrish kohën mundohesh
Të kaluarën të kthejsh
Netëve më se i vetmuar ndihesh
Dita të kthen në përditshmëri
Sërish
Në mendime i lodhur rrugëton
Këmbët dorëzohen
Tradhtojnë
I mbyllur në dhomë
Dera larg
Tenton dhe përsëri tenton
Ngrohtësi ndien
Ngadalë rrjedhë pikon pikon
Gishtat e gjakosura
Dorëzohesh rrugëdalje nuk ka
Dyshemeja të përqafon
Ndihet një tup i tmerrshëm
Koka nuk ka fuqi më
Sytë mbyllen
Ndjenjat kalimthi notojnë
Fundosesh në errësirën e ditës
Trupi dhimbje nuk ndien
Qetë shumë qetë
Largohesh agonia të mbërthen...
…djersitur presish në errësirë
Ndëgjon britmat
Britmat e tmerrshme
Frikësuar
Dridhja të mbërthen
Ke nevoj për ajër
Zgjat dorën dritarja largohet
Largohet në këtë terr
Mbi në lartësi
Ndëgjohet zë derdhës
Katran i zi zjarr
Tenton mëton të ikësh
Këmbët numërojnë në vend
Flakë përvëluese dhimbje
Ndëgjohen britmat e mëkatarëve
Ulërimet janë të shumta
Jo jo nuk je i vetmuar
Janë shumë shumë si ti
Qetësohet pakëz horizonti
Flaka humb fuqinë
Përsëri flakë nga lartë
Përvëlon kërkon ndihmë medet
Vajton eshtrat në flakë
Kjan bërtet kjan
Përsëri kazani me katran
Ndërgjegja ndërgjegja
Zgjohesh i vetmuar braktisur
Në pasurinë tënde të mëkatuar
Frikësuar sytë e mbyllur
Jashtë acar ftohtë
Stuhia e mendimeve të mundon
Ndërgjegja thirrë me zë të lartë
Pastrohu o Gjynahqar…

tyran prizren spahiu
vargje poetike V
pesë shtylla

- poezi nga Tyran Prizren Spahiu


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  2