A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Tema: Poezi Për Trishtim

Fundi I Hienës

Ç ‘ është ky zjarr errësirë e varfëri
Në vatrën e shuar të pambrojtur
Pse vajton shpresa nesërmja dridhet
Kush gllabërit merr ardhmërinë.

Bukën e gojës kafshatën e gjorë
Pse merr or dhelpërak’ shpirtmjerë
Më rrjep gjoksi trupi kjan
Prej teje or i pambuluar mëkatar vetanak.

Derdhuni or mjeranë në oqeane të zi
Terri i natës të ju bëjë shoqëri
Hija hijerëndë të ju gjej në vetmi
Leçitur nga shokë fis e farifis.

Gjurmët e gjakosur shkruar me shekuj
Të të gjejnë në thellësi varri
Lagësht ftohtë braktisur nga engjëjt
Dhimbja e pamëshirshme të të mbuloj.

Mbuluar nga koha eshtrat e pluhurosur
Derdhet mishi krimbat zhvatin
Erë e keqe kundërmon dheu
Pika e shpirtit ligësohet e rënduar …


tyran spahiu
vargje poetike V

- poem written by Tyran Prizren Spahiu


Choose star rating

Rating:  5 / Votes cast:  1





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019