Tyran Prizren Spahiu Poezi
Tyran Prizren Spahiu

Tema: Poezi Për Nënën


Hija

Burimi i dritës së hijes
Shetit pa penguar në vegim
Shkurtazi-shpejtësia marramendëse
Përshkruan sytë e mi.

Ndalem
O i Madhi Perëndi
Ishte hija
Nëna ime.

Valën e nxehtësisë e ndiej
Panjohura më mbulon
Dëshiroj qetësi dhe heshtje
Dhe vetmin e dhomës sime.

Shqisat presin frymën shpirt
Vë veshin në hapësirën e zbrazët
Si fije teli tentoj të ndëgjoj
Pres me padurim nënën time.

Papritmas
Në moshë lundëron në ajër
Hija e zonjës së shtëpisë
Buzëqeshur lehtë me krahët e fluturës
Qetë rrëshkjet nën dritaren e hapur.

tyran prizren spahiu

- Poezi nga Tyran Prizren Spahiu



{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0