Tyran Prizren Spahiu Poezi
Tyran Prizren Spahiu

Tema: Poezi Për Natyrën


Ora Troket

Në heshtje më se të kordinuar
Mbretëron qetësia absolute
Dy shtylla lëvizëse në qenien tone
Ecin të kurdisura.

Nuk shpejtojnë janë të moderuar
Zbatojnë urdhërat e perfeksionuara
Të padukshëm
Verë dimër në orar të caktuar.

Si një fluskë dëbore
Rrëshkjet në hapësirë
Noton shkurtazi
Shkrihet në pafundësinë kozmik.

Hapat e lodhura
Arrijnë në cak me kohë
Jep shenja – ndalet
Mbaron edhe një udhëtimë.

tyran prizren spahiu
vargje poetike V
pesë shtylla

- Poezi nga Tyran Prizren Spahiu



{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0