Më mbaj mend (për 1 muaj)

Hyrja është kryer me sukses!

Frika

Veshur më lëkurën e dhelprës
Fshehur në çerdhen e pasurisë
Urdhëron
Ju të aramtosuritë e mi
Endacakët pashpresë
Le të ndodh rrugëdalja
Sonte
Në rrugën e Jetës së Gjatë
Udhëkryqi me Shpresën
Ju dy
Itinerarin e keni të njohur
Pastruesi
Veshur në të zezë me maskë djalli
Jo, ju nuk e njihni ate
Do prêt te Fontana para pallatit të drejtësisë
Terri shoku juaj do sjellë errësirë
Pikërisht aty afër
Frika do kaloj me valixhen e nxehtë
Posa të ndëgjoni silenciatorin
Merrni valixhen
Hedhni në veturën e bëmirësisë
Pastaj në qetësi të natës
Vazhdoni rrugës së Mëshirës
Në pijetoren pitoresk ‘Pafaj’ buzëdeti…

tyran prizren spahiu

- poezi nga Tyran Prizren Spahiu


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  1


Komente mbi këtë krijim


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet