>
LETERSISHQIP

Kthimi

Fytyrë engjëllushja gjallëron në mua
Më bën të ndiej epshin kënaqësi
Lehtë posi pupla pallua
Mëngjesin e hershëm më mbush freski.

Thotë të lutem eja në kohë
Kthimin tënd pres e vetmuar
Kalofsh mirë paç ditë të mbarë
I dashuri im yll i çmuar.

Kafja mirëseardhëse në kopsht do të pret
Qetësia ime të përqafoj
Lodhja yte do të gostitet
Shkëmbi i jetës të mbërthej më lejo.

Pranë pishinës nën dritat blu
Do shtroj tavolinën ushqim ekzotik
Orkidet le të shoqërojnë këtë melodi
Të ndiejmë joshjen epik.

Shlodhur do shijosh përqafimet
Përdheljet afrodiziake
Le të endet dashuria lulëzojnë dëshirat
Bashkë të notojmë në jetën magjike.