>
LETERSISHQIP

Urdhëroi

Ndëgjohet fishkëllima e erës
Në kulmin gjysmë të riparuar
Në horizont derdhet errësira e natës
Retë tmerruese janë shpërndar.

Fryn veriu egërsisht ngrin
Tunden lisat katundin kërcënojnë
Rrugica e shkretëruar panik krijon
Shkrepëtim nga lartë zjarret shpërthejnë.

Gëllënjkët e papara të shiut në këtë anë
Furtunë stuhi eshtërat kërcënon
Pjesë e ngelur e gjysmë kulmit fluturak
Sulmon fqinjin ahurin dhunon.

Ashtu si erdhi edhe u largua
Ditën në errësirë të plotë shëndroi
Forca hyjnore thotë duhet të jemi të penduar
Detyrimet kryer ashtu si i Madhi Zot na urdhëroi
vargje poetike V