>
LETERSISHQIP

Derdhin Lot

Zbarkuan në arenën mileniumëshe
Toreadorë të sojit të vet
Pompozitet dhe muzikë luftarake
Premtuan parajsë në tokë
Dëshirojnë jetë të qetë luksoz
Erë trëndafili të gjelbërtë
Shijojnë
Jetë princërore përrallore…

Largohen në fund të shkallës
e…po të kishin mundur edhe disa vjet
Lojën e buzëqeshjes të vazhdojnë
Pa refer dha pa kufi
gëzohen begatisë Kosovë

Thojnë me burrëri
Sundon padrejtësia me arsye
Në kuloaret pikante dominojnë
Puna e shtrembëruar si rruga pa krye
Ata i fisnikëron
Janë toreadorët e arenave të zbrazëta
Sillen shetiten krenohen
Në muzgun e orarit të punës
Deshifrojnë sukseset e dështuara

Tani
Derdhin lot krokodili
Për punën kot të bërë
Fajësojnë vërsulen në hije
Drita e ditës i mundon

Pastaj

Nën ombrellën e ndërgjegjes së bardhë
Derdhin fjalët e ' pendesës '
Në fund të sallës në errësirë
Pa-suksesi ata i begaton
Vetëkënaqësia krenaria e vetëmbrojtjes
Vetveten arsyetojnë
Nën dritëzat e diellit
Sërish derdhen lotët e mashtrimit
Për të bërat e pabërë
Në misionin e parë fluturakë…

tyran prizren spahiu