A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Tema: Poezi Dashurie

Më Thuaj

Trokite në zemrën time
Kërkove vend për dashuri
Lotët e kënaqësisë pikonin
Fjalët e pakëta joshëse
Shikjimi yt virgjëror
Sytë sfiduese
Kërkonin besim dhe bujari.
Ofrova qiejt dhe yjet
Shtratin tim buzë vargmaleve
Qenien pasurinë …
Të ofrova
Bujarinë krenarinë nderin vatrën time.
Atë ditë vjeshte të zymtë
Qielli lotonte
Vargëmalet u varfëruan
Në terrin e natës së shtrigave
U largove ike në kalin princ
Veshur më patkonjtë të mëndafsh.
Ngeli shija e hidhur
Zbrazëtira kundërmuese
More diellin hënën
Gjelbërimin freskinë e natyrës.
Kënaqësia e varfëruar
Uji i burimit i helmuar
Zogjtë shtegtojnë kokëulur
Vendi i zbrazët i arkës
Shpirtin ma coptove…
Nuse engjëllushe e jetës
Kuptimin e jetës grabite
Më helmove…
Dërmuar me violinën e thyer
U ngjita peisazheve të vdekura malore
Rrugëtova buzë greminave
Në vorbullën e stuhisë së bores
U zhyta në terr………

tyran prizren spahiu

- poezi nga Tyran Prizren Spahiu


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  4