Më mbaj mend (për 1 muaj)

Hyrja është kryer me sukses!


Tema: Poezi Dashurie

Piano

Thellësia e tingujve të pianos magjepësin
Depërtojnë në mjegullën detare
Si puhia mesdhetare
Krijesat nënujore përshëndesin

Dritëzon në thyerje dite agimi i të parëve
Fluturojnë në qiejt e qeta oqeanike
Përshëndetur nga yjet e dashuruar
Vazhdojnë vallëzimin drejtë galaktikave.

Zbutet ajri dehet natyra kërshëritës
Ajka e rinisë lulet pranverore
Arrin kulmin shfrenimi i pamposhtur i epshit
Si filharmonia zogjtë vazhdojnë
Nga lartë zbresin krahëlehtë engjëjt
Shtrihen tingujt e mrekullueshme të dashurisë.

Në dhomën e etjes së pashuar
Përkulen perdet dhe drita mistike
I mposhtur nga shkëlqesia e saj
Gjithësia i tëri mposhtet
Ndjenjat bashkohen pafundësisë së akordeve të shfrenuar…

tyran prizren spahiu

- poezi nga Tyran Prizren Spahiu


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  3

Komente mbi këtë krijim


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet