>
LETERSISHQIP

Jam I Huaj

Shikjimet janë të humbura
Kërkon bukurinë e shëmtuar
Lypësarët hallexhinjtë e shumtë
Shtrirë në vendin e ish kalldërmave
Vazhdon qyteti jetën
I zhgënjyer ngarkuar lodhur
Kontinueti jetësohet pandërprerë
Këpusin damkosin zhdukin
Kaluarën dhe lashtësinë
Jam i huaj
Ëmbëltoren dhe dyqanet e rrënuara në Shadërvan
Dugajat e vjetëra mbi urën e Arastës
Kompleksin me xhami
Jam i huaj
Në Tabakhanen e lëkurave
Freskinë e lumit dhe kënaqësit fëmijërore
Sinqeritetin e kohës
Sigurinë e shfrenimeve ditë e natë
Jam i huaj
Në Marrashin e shumëfolur
Burimin legjendar të ujit të pijes
Lisat e gjata që takoheshin me qiellin
Jam i huaj
Tregun e vjetër mbi beledije
Xhaminë e rrënuar
Thjeshtësinë e asaj kohe
Lumi që përshkruante qytetin
Me madhështinë eklipsit
Furnizonte pastërti shekullore
Jam i huaj
Kalaveshët kristaltë të rushit
Dredhëzat gjak që pasuronin ajrin
Hapat e sigurta të gjyshit
Kthimi në shtëpi
Kënaqësia kjo e vjedhur nga pushteti
Të gjitha këto e shumë tjera janë histori
Jam i huaj në qytetin tim të lindjes…
Më lejoni
Ëndrrat e mia të pafajshme
Rrugëtimin në kohërat e kaluara
Vendet e preferuara të lëvizjes
Rininë e kaluar plotë shkëlqim
Qetësinë e netëve të qytetit
Fundjavët e kaluara në Marrash
Shishet e zbrazura të argëtimit
Muzikën e qetësues Pink Floyd
Përsëritjen qetësin dhe heshtjen
Të ndiej këtë madhështi
Vetëm bredhja pas mesnateve
Pritja për ardhjen e pronarit të kafe-barit
Kafja e hershme e mëngjesit
Shtypi ditor dhe .......
tyran prizren spahiu