Tema: Poezi Për Gëzim

E Diel

Notojnë ndjenjat rrugës së rinisë
Buzë përruas enden dhe përqafojnë
Mëngjesin e hershëm të ditës së diel
Shetiten qytetarët tatëpjetë malit kështjellë.

Në botën e tyre këtu mbretëron sinqeriteti
Është shtegu pajisur me gjelbërim
Vazhdojmë drejtë shpërthen shikjimi
Kalaja madhështore pëshpëritë ju dua-o ju të mi.

Shtrihet si era e fortë e oqeanit
Shkrep pamja fryma mundon
Sokaqet e ngushta shtëpitë prej qerpiqi
Qëndron Theranda stoike me besë.

Zëri jehon si shkrepëtima e vetëtimës
Edhe qindra e qindra duar nuk do më mposhtin
Jam këtu i sakatosur i dërmuar por jo i thyer
Qytetarët të mi Prizrenali të Dashur.

Këmbët shpiejnë poshtë nën-kalasë stoike
Qëndron e dhunuar por me këmbë në tokë
Qetësisht belbëzon në heshtje madhështore
Jam unë dashnorja e juaj i Nderuari Prizrenali.

tyran prizren spahiu
vargje poetike V
pesë shtylla

- poezi nga Tyran Prizren Spahiu


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  1.5 / Votuan:  4