>
LETERSISHQIP

Burgu I Fjalës

Fshehur në hapësirën gojë
Fjalën e pathënë
Kundërshtimi e ndjek
Gjobit dhe dënon.

Nuk bëjë zë
ATA janë gjithandej
Shkruaj në zall
Uji i njelmët tretë.

Vazhdoj në dëborë
Hapësira e lirë
Fluskat e freskëta e mbulojnë.

Tentoj të përmirësohem
Në hapësirën ajër
Ata vështrojnë
Gati për të kërcyer.

Dhunoj ndjenjat
Të shprehurit
Jam i burgosur
Nga segmenti komandë.

Shikjojnë me shumë pikëpyetje
Deti për ta është ujëvare
Mjegullës mistike i frikohen
Do shkojnë patjetër
Të papërgaditur për botën e amshuar.

tyran prizren spahiu
vargje poetike v
pesë shtylla