>
LETERSISHQIP

Dy Horra

Furnizuar me ngarkesa psikike
Dhe dëshira vetanake
Veprojnë dhe punojnë
Fare nuk mendojnë.

Shkelin dhe ofendojnë
Kërcejnë dhe mashtrojnë
Janë dy figura
Të ngrira emocionale.

Interesi i tyre i egër
Shqelmon dhe rrëzon
Janë dy persona
Të larguar nga drejtësia.

Roli i tyre në vendimmarrje
Ata i mëkaton
Sjelljet e tyre arrogante
Konkursi i demaskon.

Vendosin këta dy zuzar
Kopuk e batakçi
Klithma e fëmijëve do t’i përcjellë
Këtu e në ahiret.