Tema: Poezi Për Trishtim

Le Të Mbaron

…egërsirat në shpirt
Tentojnë të të mashtrojnë
Buz-pitbullat
Rrënjë helmosurit
Shtiren në nxehtësinë shkretëtinore
Janë epilepsia e shoqërisë së rryer...

Mundohemi të largohemi
Nga kthetrat e ndyrësirave
Ata rruzë-zuzarët
Kundërmojnë urinë
Pastaj
Heshtur notojnë në pasuri
Fituar me djersë të kurdisur
Ndërgjegja arrin humnerat pafund
Ndeshen
Me thellësitë e epshit të tradhtisë…

Ne
Shmangemi
Vrazhdësisë së palëmuar
Gjakatarëve pashpirtë
Vrojtojmë dhembshëm
Sytë na lotohen
Vardisemi të pa-epurëve
Maskarenjëve të pacip...

Ndërkohë
Ecim në kufirin e tolerancës
Larg kështjellave të urrejtjes
Kurtheve të makinave zhvëshëse
Me injorancë perfid
Zhytemi në botën e sajuar
Mbështetemi në gënjeshtrat totale
Na lëkundin lajmet mistike
Fuqia e pamposhtur dykëmbësh...

- poezi nga Tyran Prizren Spahiu


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  1