Tema: Poezi Për Trishtim

Fluturo

…në afërsi të akullnajave
Buzë bregdeteve të kristaltë
Tej oqeaneve
Kanjoneve virgjër
Përshëndete
Burimet e lumenjëve
Pyjet e veshura madhështore
Botën pa zë kreshnike
Fëmijërinë bujare të engjëjve
Vallëzo
Me muzikën e natyrës
Tingujt e yjeve të mesnatës
Në agimin e hershëm pranveror…

…dhe kur të arrish ne hendekun me xhelozi
Të pangopuritë tru-prangosur
Nënçmimet përqeshjet djallëzore
Burreca të veshur me funda
Buzëqeshjet e ngrira të ‘ zotërinjve’
Në kuzhinat vdekjeprurëse
Marrëzitë e tyre të kulluara
Ku gjakoset helm
Në këtë botë të djajve
Mos u ndal...

- poezi nga Tyran Prizren Spahiu


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  2