A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Tema: Poezi Për Shoqerinë

Bota E Poetit

Rastësisht
U gjenda në ëndrrën e poetit
Kjo botë e madhështisë
Kurorëzoi shpirtin tim të endacakit.

Anije kjo e ndershmërisë
Lundëron tej oqeaneve virgjër
Si ledhatimet e stuhisë
Qëndisur në epsh krenar.

I huaj në këtë ambient
Më mbërtheu klimaksi i diturisë
Duart kërkojnë shteg daljet
Më përqafuan erërat e ngrohtësisë.

Në kopshtin e shkronjave
Shijova modestin e çastit
Më ofroi zana e germave
Të takohem me ndjenjat e poetit.

Krahëlehtë thurësi i vargjeve
Më përshëndeti përzemërsisht
Ofroi tregimet e vendeve
Me mjeshtëri të sajuar në ekstazën vjershë.

Bërë si një trup ëndrror
Më ofroi penën e artë
Rrëshkitjazi nga gishtat e mi të gjorë
Filluan të derdhen ëndrrat .

Kjo jetë e qetësisë kozmike
Përfundoi nën dritaren e hapur pranveror
Papritmas cicërimat e zogjëve
Më zgjuan nga gjumi përrallor.

Mbylla sytë përshëndeta botën e hirësisë
Gërshetuar ne dashuri dhe pastërti
Jetësuar në madhështinë e çiltërsisë
Gjithësinë e pakapshme të poetit dhe natyrës.

tyran prizren spahiu
vargje poetike VI
aristok....

- poem written by Tyran Prizren Spahiu


Choose star rating

Rating:  5 / Votes cast:  10





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019