>
LETERSISHQIP

Ditëlindja 1878

Zbresin tingujt e natyrës
Madhështor si engjëjt
Heshtur në bukurinë magjepsëse
Krenar qëndron kryevepra.

Derdhen pikat e kënaqësisë
Me ngjyrat e muzgut të verës
E tërë kjo mahnit
Si tërësi në bukurinë e ditëlindjes,

Qetë bujar si vetë mesnata
Shëndrit rrethinën epshi përqafon
Posi yjet e të bukurës gjithësi
Enden valëve mrekulli.

Skuqur ambient nga xhelozia
Ofron dorën e vallëzimit
Shoqëruar me akordet e violinës
Treten bashkuar në natë.

Largohen notat dhe vallëzuesit e mesnatës
Zhyten në thellësitë mahnitëse
Shoqëruar nga dritat e agimit polar
Valëvitet edhe një vit tokësor.

Ndeshen historia dhe arti i jetës
Në këtë datë të shënuar
Feston- Jeton- Lidhja
Krenaria mbërthen të dashurit.