>
LETERSISHQIP

Na Dritëzo...

Shkëlqesitë e pafund
Sjelljet e pastra hyjnore
Drejtë madhështisë së natyrës
Na dritëzo në rrugët e bekuara.

Shtigjeve tek krijesat e mirë
Ku mbretëron sjellja dhe paqa
Respekti dyanshëm shembullor
Na dritëzo tek njerëzit human.

Vendet me shenjtëri në moral
Ku çmohet burrëria dhe fjala e dhënë
Zonjat dhe zonjushat e dëlirë
Na dritëzo në qiellin e shpresës.

Besimi si mbreti i virtytit
Premtimet e përmbushura
Pastërtinë e mendimeve
Na dritëzo tek dashuria e kristaltë.

Farkëto mirësjelljen e shoqërisë
Ndriço rrugën e shpresës
Të arrijmë tiparet njeri
Na dritëzo të shijojmë bukuritë e jetë-botës së shkurtë.

tyran prizren spahiu
vargjet poetike VI
aristokrati
U dërgua nga:tyran