>
LETERSISHQIP

Jam Kundër

Zbukurimit të ndytësirave të fshehura
Martesave të rrejshme politike
Ndezjes së kandilave të mëshirës
Në kulm të dimrit polar.

Veshjes së pafund të intrigave
Robërimin e ndërgjegjes së nevojtarëve
Dhunimin e ligjeve të shkruara
Drejtësinë e peshoreve të shtrembëruara.

Servilët e politikës ditore
Zbraztësitë e thesarit të djersës
Veshjet e rrejshme aristokrate
Tërmetet e mundshme sociale.

Zhveshjes së pafund të moralit
Fisnikërisë së mposhtur
Qëndrueshmërisë arogante
Lojërave në kurriz të ardhmërisë.

Zërit të dobët të poetëve
Brushes së thyer të mjeshtërit
Roleve të shurdhër të skenës
Ndërgjegjes së vrarë artistike.

tyran prizren spahiu
vargje poetike VI
aristok.....