>
LETERSISHQIP

Poeti I Varfër

Udhëtar modest në këtë jetë
Shtegton në hije të shoqërisë
Në këndë të shtyllës kështjellë
Renden pronarët e drejtësisë.

Shtrihet bollëku në tavolinat mbretërore
Qëndisur hirësitë dhe mbretëreshat
Frymon madhështore
Odiseada e ‘feudalëve’ në sarajet me dritë.

Zëri i butë i sopranos fton
Elitën e miqëve të majmë
Hankotë në kostume sytë verbërojnë
Shtrirë më kolltuqet lëkurë-njomë.

Dritat e shumtë qetësisht zbehen
Filharmonija rrëshkjet me notat e valcerit
Vale-valë kënaqësitë derdhen
Në ajër ndihet madhështia e ritmit.

Notojnë në errësirën e shijes
Modelet njerëzor të gdhendur
Pëlqimet e veshjeve të punuara me fije
Ndeshen me prirjen e mposhtur.

Me kapelë të bardhë tek porta
Pena e hollë zbukuron letrën
Momentet e dashurisë notat e zjarrta
Përjetësohen në vargjet poetike pa emër.

Janë burrat dhe burrneshat e çastit
Drejtuesit e momentit që shtiren
Poeti-art i përkryer i shekullit
Poezitë e poetëve të varfër do sundojnë.
vargje poetike VI