Tyran Prizren Spahiu Poezi
Tyran Prizren Spahiu

Tema: Poezi Për Shoqërinë


Injoro

Krushqit e frikës dhe fuqisë
Dhunuesit e varfërisë
Enden në errësirën e dhomës së mëkatares
Zëri thotë ata injoro.

Shqelmojnë durimtarët
Kërcënojnë të dobëtit
Grabitin mundimtarët
Shpirti fton gjithsesi injoro.

Rrëmbyesit e fëmijërisë
Kuazi-shitësit e pasurisë
Kreatorët e filharmonisë
Yjet urdhërojnë sërish injoro.

Rebelët e shtet-ndërtimit
Barkngopuritë dhe mbështetësit
Mantel-bartësit dhe të shfrenuarit
Lotët vajtojnë injoro.

Dyftyrëshit fshehur pas perdes së femrës
Buzëqeshjet e akulltë përçarës
Prijësitë e natyrës së urrejtjes
Ndërgjegja manifeston injorim.

tyran prizrn spahiu
Vargje poetike VI
Aristok……..

- Poezi nga Tyran Prizren Spahiu



{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0