Tema: Poezi Për Trishtim

Zjarri Pafund

Goja e zezë
Kundërmon lagështi
Rrjedhin
Fjalët e zi.

Është ai
Gojëndyri
Helmon rrethinën
Vet mëkatari.

Virtyti i tij
Gënjeshtra e kulluar
Shpërblim
Dënimi i merituar.

Në derën mëkatit
Qëndron
Tenton me çdo kusht
Të futet brenda.

Fundërrina e shoqërisë
Ngarkuar me zinxhir
Jo të parajsës
Por të skëterrës hekur.

tyran prizren spahiu

- poezi nga Tyran Prizren Spahiu


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  1