A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Tema: Poezi Për Atdheun

Shijo Bukurën Varfëri

Ka bukuri varfëria, them se vështirë jetojmë
E do atë, nuk di jam mësuar
Ke sot bukë për të ngrënë, jo nuk kemi
Si mendon të uhqejsh fëmijët, nga kontejneri
Fëmijët ku janë, në rrugë kërkojnë lëmosh
Pleqtë i ke, po shtrirë në shtrat
Shoqja punon, ndonjëherë tek ura
Po dimrit ç’do bësh, si gjithherë do pres dru
Fëmijët shkojnë në shkollë, jo ata dijnë shkrim lexim
Ç’ke je i gjakosur, mbrëmë theva dyqanin morra miell
Këpucët i paske të reja, një javë më parë mi dha fqinji
Pse nuk kërkon punë, kërkoj por nuk kam lekë
Ç’plan ke sot është festë, për ne jo nuk kemi drekë
Duhet të shkojë kalofsh mirë, ju veç vini dhe shkoni
Çfarë mund të bëjë, duhet punuar diçka ke ti
Të pëlqen kjo jetë, eh më trego ti...

- poezi nga Tyran Prizren Spahiu


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  3.5 / Votuan:  2





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019