>
LETERSISHQIP

Bota

Në dreq të malkuar asgjë nuk shoh
Mjegulla e fortë më verbëron
Flokët e lagur pikojnë
Kërkoj ate në orët e vona.

Thyej këmbët tek ura e Arastës
I ngopur me gënjeshtra
Poshtë zhurma e ujit
Mjegulla mistike shqetëson.

Jam vetëm në hapësirë
Në këtë rrethinë të dënuar.

Papritmas ndëgjoj hapa të afërta
Kthej kokën mundohem të kuptoj
Bëhem i tëri vesh
Jo jo bërtas jo mos shko.

Hapat në largësi humben
Mendimet dëshiroj të largoj
Shkelmoj shumë larg nga unë
Nga koka nga dora nga brendësia
Këtë piramidë të rëndë
Tentoj të këndoj me fishkëllimë
Këngën time besnike.
Do Dëshiroja të ishe këtu
Nuk mundem forca dorëzohet.

U ula në anësoren e urës
Ftohti i panjohur nuk e ndiej
Jam qull
Ndotur nga shiu i egër
Lagur në shpirt.

Janë futur nën lëkurën time
Mendimet e qoroditura më kanë përqafuar
Thërras relaksimin e fshehur dhe besnik
Ate të vetëkontrollit
Marr frymë thellë.

Qetësohem sytë e mbyllur
Jam unë dhe besnikëria
Ngritem në këmbë
Fshehurazi tejkaloj shqetësimet
Afrohem barit
Afër shtegut të dashurisë
Një kafe ju lutem
I qetë
Sigurt në vete
Përqafoj botën
Ardhmërinë time të bukur.

tyran prizren spahiu
vargje poetike IV
poezia.........