>
LETERSISHQIP

Mitingu I Poezisë

Mblidhen nga të katër anët
Shkruajtësit e shkronjave magjike
Vargjet herë shtrembëruese
Herë gjysmë shtjelluese
Ofrojnë ndoshta bukuri gjatë leximit.

Tentojnë të jenë sa më të veçantë
Kritik dhe gjysmë- koherent
Ndëgjuesitë poezitë vështirë të kuptuara
Largohen ngadal janë dobët të komponuara.

Lexuesetë bukuroshet shkëlqejnë gjatë leximit
Janl artistët e shkronjave dhe violinës
Këtyre princeshave u takon një pjesë
E vargjeve të bukurës poezi.

Shumica habitshëm qëndrojnë
Aplaudojnë nga mirësjellja aprovojnë
Por poezia vështirë e kuptueshme
Ka pakëz dozë aftësie transmetuese.

Orët letrare të gjata vazhdojnë në aheng
Rraskapitëse shumë herë edhe monotone
Tentojnë me filozofi lokale të skjarojnë
Filozofinë e jetës vdekjes fjalës të deshifrojnë.

POEZIA si një bukuri hyjnore lakuriqe
Simfoni në vete ngërthejnë tingujt më të bukura
Të shkruarit jetësor futet thellë në shpirt
Qiellorja ofron qetësi dhe pushim shpirtëror.

tyran prizren spahiu
vargje poetike II
jeta ...........