Tema: Poezi Për Gëzim

Poezia Kujton

Heshtja hyjnore në shtëpinë e fundit
Gjelbrimi nga vapa e djegur sundon
Epitafi kujton poetin artdashës naryt
Në këtë mbretëri vetëm zogjtë cicërojnë.

Papritmas zhurma shurdhuese frikëson
Eskavatorët gjigant rrafshojnë qetësinë
Pluhur gumëzhimi ajri rëndon
Gjurmët mijëravjeçar mbishkrimet shemben.

Ngritur sot në atë vend është vatra arsimore
Shikjoj prej dritares fjalët ndëgjoj
Ishin aty varrezat e stërngarkuara
Të kuqtë rrënuan pa paralajmërim kujtoj.

POR PRAPA
Janë veprat shkronjat e qëndisura
Bukuria e mbështjellur me kopertinat e jetëgjatësisë
Poezitë që reflektojnë kohërat kur janë të shkruara
Jetëshkrimi burimor vargjet japin fuqi gjallërisë.

Do harrohen KURRË JO artistët e bukurisë
Këmbanat e kohës do sjellin në mend madhështinë
Klithmat e vargjeve jehojnë ardhmërisë
Dhuratë e brezave mishëruar bujaria me fisnikërinë.

- poezi nga Tyran Prizren Spahiu


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  7