Tema: Poezi Dashurie

Vera

Veshur lehtë
Vera dhe Puhia
Freskojnë
Ashtu si dinë.

Hapat e ngadalta
Sfilata i përcjellë
Erë eksituese
Orkideu i vjen.

Gracioze dhe joshëse
Paraqitja e saj
Shkakton dridhje
Pa masë lëkundje
Zbulon çiltërsinë
Mistikën
Figurë si drenusha
Formulon atë.

Lëvizjet e buta femërore
Zëri simfonik
Tek mjeshtërit e artit
Janë të ushtruara.

Vera e buzëqeshur
Mbrëmja nxitëse
Mbrojnë këtë
Krijesë të ndjeshme.

Largohet ngadalë
Era e përcjellë
Valët e natës vëzhgojnë
Edhe mbrëmjes
Ajo do i mungojë.

Shëtitorja
Ngadalë humb qetësinë
Freskia
Puhisë i ik.

tyran prizren spahiu

- poezi nga Tyran Prizren Spahiu


Nuk ka akoma asnjë votë