>
LETERSISHQIP

Mbretëresha Ime E Jetës

Arrestuar në mirësinë e saj
Shpesh uli kokën pyes vallë
Është princeshë zbritur nga parajsa
Apo sirenë ardhur me dallgë.

Kërkoj shtegun yllin e mbarë
Dritën hënën perëndimin e zjarrtë
Gjynjëzohem para pyes këtë shpirt bujar
Më trego çelësin e të bërit gruaartë.

Buzëqesh ngrohtë më sfidon modestia
Ul sytë thua se thotë jam e jotja
Ofroj dorën përkdhel gishtat e mia
Buzët thërrasin rrjedhë puthja.

Rrëfehem kohës vendit pa zhurmë
Ndjenjat enden në oazën e dashurisë
Mbyllur në përjetësin e dashurisë së amshuem
Shfryhen prekjet në trupin e ekstazës.

Shpeshë shumë më mbulon krenaria
Jam unë fatlumi në këtë hapësirë magjike
Begat lundëron përcjellur nga hirësia
Mbylli dyert frikësuar nga xhelozia kozmike.

tyran prizren spahiu
vargje poetike VI
kalldërma