>
LETERSISHQIP

Mbretëria E Vetmisë

Njollë epshi rrjedhë
Lakuriqësia endet
Ndodhë shpalosja e trupit
Tejdukshëm veshur.

Shikjojnë
Sytë blu përvetësojnë
Hijëzat e lëkurës
Vajtojnë për ofshamat.

Hapat e sigurta
Erë kënaqësie parfumosur
Dridhet ajri
Nga buzëqeshjet mistike.

Ofrohet shtrinë dorën
Grimasa sekrete mbërthen
Podiumi mirëpret
Çiftin e posalidhur.

Ritmi tango
Lëvizjet e shkurta të zjarrta
Përkdhelen
Butësisht derdhet në përqafim.

Krijesat
Lindur për epsh
Ofrohen sërish
Gishtat notojnë në trup.

Maestro
Tingujt e tingujt
Dorëzon klasikës
Si erë ekstaze
Jetëgjatësia buron.

Frymëzuar
Shkrihen valltarët e natës
Tendosur
Emocionet shpërthejnë.

Mirëpritur
Shkëlqejnë pikat e ujit
Zhyten
Në pihinën madhështor.

Koha ik
Dritëzat e para të diellit
Bërë një
Largohen në mbretërinë e vetmisë.