Më mbaj mend (për 1 muaj)


Tema: Poezi Për Gëzim

Dashuroj

Figurat magjike stilistike
Komponuar në shkronja të arta
Rimën metaforën princeshë
Mishëruar në vargje poetike.

Baladatë elegjitë lirikën
Ndiesia e pamposhtur e dashurisë
Rrugëtojnë kanaleve të gjakut
Jehojnë gërshetuar në etikën.

Poezia lirike me melodi të imagjinuar
Jeton e vetmuar në dëshirë të sinqertë
Përcjellur nga lyra e akorduar
Derdhen lumenjëve të shfrenuar.

Epika më robëron ndiej mallëngjim
Lindur tek burrat e mëmëdheut
Xhamadani plisi tirqi
Zgjojnë malet kreshtat ringjallim.

Fillimi ndodhë rrjedhin ngjarjet
Në poezinë tragji-komedi
Përfundimi madhështor më se zbukurues
Shtjellojnë lumturinë që nuk rrëshkjet.

tyran prizren spahiu
vargje poe...............
.......................

- poezi nga Tyran Prizren Spahiu


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  1

Komente mbi këtë krijim


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet