>
LETERSISHQIP

Poetët Dhe Fryma E Re

.....janë ata që mendojnë prerazi
Shkronjat duhet të jenë mirë të paguara
Në hije të dritëzuara
Vetëm për etnikum folklorik
Paragjykime të artistëve të shfrenuarë.

Janë mbyllur në lëvore
Në unin e tyre sekret
Ku rrjedhë mjalt dhe ndikim
Atribute për ta tejet të preferuara.

Një vijë- dy- tre ndoshta edhe katër
Promovim foto kravatxhinjë
Parfumi monden françez frymon
Kënaqësi për ta të sofistikuara shoqërore.

Dëshiroj të shijoj rrezet e hershme
Shtegtoj rrugës së mëndafshtë
Të dashuroj ylberin e vonuar
Në zyret e urtësisë.

Afrohem si bartësi i frymës
Stuhia më shtyn pa paralajmërim
Në oazën e juaj të blinduar
Aty edhe cikloni demoralizohet.

Tek ju në bistron e arogancës së shtrenjtë
Vjerur fotoja e dorëshkrimit.....
Ndiheni të privilegjuar të sipërm
Me mobilje aristokrate lëkure.

Vallë-pse më vërsuleni si kojotët
Urreni dhe shtrembëroheni pa mas
Në orët e vona me dekada
Takoheni dhe përfitoni .

Goditem rëndë nga fjala
Më ofrohet rruga e militarizuar
Uli kokën vazhdimisht i goditur
Në vendin shterpë të zyrave të juaja.

Bërtas
Zgjohu frymë e re
Të penës së çiltër
Traso- trego virtytet
Në pergamente të diturisë.