Tema: Poezi Dashurie

Plazhi

...hëna e mesnatës
Ndërmjet dy shkëmbinjëve
Në plazhin e fshehur nga syri
Gjindet gjiri parajsor në tokë.

Dritat lozin vallen
Valët e detit përshëndesin
Jemi shtrirë buzëdeti
Nën qiellin e hapur djersitur nga loja.

Drama në akte vazhdon
Uji i njelmët shkumon
Si gjarpërinjtë mitologjik të detit
Futemi nën shkëmbinjtë nënujor
Rrethuar me pafundësinë natyror
Me zë të ulët drejtohem qiejve
Ju lutem këtë këngë rinor
Të më jetësoni në pafundësi.

Vartësia ime e thjeshtë në begati
Bujshmëria ngop ndiesinë e ndjenjave
bukuria e gjallë si Kristal
Ndeshen në mua si dy botëra virgjër.

tyran prizren spahiu
vargje poetike III
mbaje ëndrrat gjallë

- poezi nga Tyran Prizren Spahiu


Nuk ka akoma asnjë votë