>
LETERSISHQIP

Kalorësi

Shtatëlartë malësori krenar
Stërvitur kalëron shkathtë
Veti aristokrate i fisit të lashtë
Reziston ajrin nisur për në Vlorë.

Mjegullë ftohtë në detyrë të shenjtë
Ora nuk premton duhet ngutur
Kuvendi Kombëtar bëri ftesë
Për Kalorësi veshur burrëror në ngjarjen e shekullit.

Armët në brez mbi njëqindë kalorës
Koha i zhgënjeu pavarësia nuk pret
Shkronjat e arta do shtrihen në histori
Kujtojnë hirësin e tij kalorësin e Vlorës.

Emri i tij sundon kohërat
Pushteti morri drejtim të gabuar
Tek ura me shikjim të verbër
Në pellg gjaku bien bomba dhe revolverët.

Simbol i fisnikërisë dhe dashurisë
Është shtrirë në altarin e lirisë
Sot në heshtje dinjitoze u rivarros
Heroi prehet qetë në varrin e etërsisë.
vargje poetike VI
kalldrëma