Tema: Poezi Për Atdheun

Shpirti Loton

Venitur ndjenjat njerëzore
Përcjellur nga muzgu i dimrit
Kjan moti ftohti mortore
Rrethuar kanë ëndrrat e shpirtit.

Rëndë është duhet duruar
Kacafyten djallëzie dhe mirësia
Në tokën ende të trazuar
Freskët është gjaku i derdhur dhe mërzia .

Shumë janë të përdhunuar të zhdukur
Enden në errësirë kërkojnë drejtësi
Veshët mbyllur sytë e çoroditur
Kthejnë kokën kanë humbur ndiesi.

Vitet rëndojnë dhembja flakëron
Fëmijët gratë terri i ditës i shoqëron
Të humbur askush neve nuk na ndëgjon
Urrejtja ndjenjat më tej i forcon.

Nuk ka më lot as buzëqeshje ditor
Balsamosur ditët shpresa shuhet
Zëri i arsyes kurrë më gazmor
Humben shenjat letargjia ndjehet.

tyran prizren spahiu

- poezi nga Tyran Prizren Spahiu


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  3 / Votuan:  2