>
LETERSISHQIP

Poeti Dhe Kitara

Zbresin tingujt e kitarës
Në fletën e bardhë virgjër
Shkrihen në pambarim joshës
Pena dhe telat madhështor.

Enden livadheve notojnë ujërave
Epshi i kristaltë loton
Marri nga idila e likjeneve
Drejtohem tek pulëbardha që sfidon.

Dy relikte mijëravjeçare shkrihen
Në veshët e mbretëreshës bukuri
Përcjellur nga ekstaza mbërthen
Çiftin e vjetër në muzikë-rini.

Le të pasurohet mbretëria e qiellit
Yjet të nënshtrohen ballë hijeshisë
Jehojnë notat përgjatë universit
Kënaqësia e purpurt dorëzohet mirësisë.
jetëshkrimi burimor VII