>
LETERSISHQIP

Akorde

Jehon kënga në fund të parkut
Zëri i kënaqësisë përhapet
Janë tingujt e dashnorit
Kapur në grepin e bjondës.

Shpirti vlon kujton bukurinë
Shtrihen duart në ajrin e freskët
Zonjusha fshehur nën velon dhe mirësinë
Kranezohet lëkura dridh epshet.

Tingujt e akordeve arrijnë dhomën e saj
Gjysmë e zhveshur përqafon notat
Pret zbathur në oazën saraj
Krahëhapur djaloshi mirëpret puthjet.

Shkrirë në një trup vallëzojnë
Posi engjëjt e lehtë përkdhelen
Buzë likjenit dritëzat hënë
Thërrasin dashuruarit e flaktë.

Dallgët në vazhdimësi shijojnë trupat
Ndihet ngrohti në ujin vezullues
Si dy sirena nënuji përshëndet
Puthjet e njoma të zhytësve të zjarrtë.
vargje poetike VI
kalldrëma