KOSOVË MË MERR
SHQIPTAR KUDO QË JE O SOT O KURRE VËLLAI IM MOS LEJO ATDHEU TË KJAJ
Gërshetuar janë kohërat, shekujt në gjirin tënd tmerrësisht të vuajtur, heronj, poetë, artistë kanë lindur zonjë e dashur ty Zoti të bekoftë.
Lutem pandërprerë te i Madhi Perëndi të të shpërblej me shumë kënaqësi, ankthin, frikën, terrorin, dëbimet, ekzodin të zëvendësoj me të merituarin mirësi.
Ej… bekuara mbretëreshë, hyjno tokësore shijojmë frymën tënde të përmalluar, pafajësia yte shekullore na mbërthen jetë-rinia shkëlqen mbi qiejt e kurorëzuar.
Këndojmë buzë detit serenata, thurim poezi emrin tëndë ruajmë në krahëror me xhelozi, kreshtat, yjet, vargmalet në ty kanë zili bukuroshja e europës magjistarja kuqezi.
Le të zbresin tingujt e imagjinatës së gjithësisë bashkohen me rapsodët e kombit, përshëndetur nga notat maestrale të filharmonisë erupcioni i pamatur njerëzor jehon amaneti i Arbërisë.