>
LETERSISHQIP

Bashkëbisedoj Me Atdheun

Jam vetëm një shqiptar
Njeri modest i thjeshtë shumë
Kurrë rahur gjoks nuk kam
Atdhe prore të kam dashur .

Në oda të kullave të lashta
Ndëgjuar janë pandërprerë tregime
Burrërore dhe gjysmë fisnike
Ja tek jam
Erdha tek ti o mbret i mbretërisë
Të ndëgjoj tëndin rrëfim.

Të lutem më ndëgjo
Më shtegto në të kaluarën
I tëri jam bërë sy e vesh
I yti jam më trego.

Atdheu kokëlartë mbushur me vetbesim
Po- unë sundoj në këtë gadishull
Në fronin e lashtë të pellazgëve
Qeverisur kanë Herodoti Agroni Genci
Ata burra namin më kanë ndritur.

Shikjoni janë dorëshkrimet
Të famshmit dhe bujarit Homer
Me burrëri jetuar ka në trupin tim
Pasuruar parajsën tokësor
Gadishullin ballkanik.

Ju o njerëzit e mi kreshnik
Thirreni në dashurinë e besuar
Thoni betoheni në flamurin shqiponjë
Uritur derdhni fjalë rrënqethëse.

Ndëgjoni me kujdes tregimin tim
Rrëfimin e dorës së parë
Bekuar ju kam shumë herë
Me shtatë qiej jeni rrethuar.

Mos harroni besën e dhënë
Ju o njerëz trima
Trekëndshin e trashëguar
Duhet kthyer rrugën lidhëse me dy kontinente.

Keni kujdes dhe maturi
Të dini se unë jam pranë jush
Nuk do jem dorrëzuar kurrë
Mbretërisë së errësirës humbjes së gjymtyrës.


Dete dy me madhështi ju dhurova
Me alpe shqiptare ju begatova
Në ju unë gdhenda fisnikërinë
Lavdin e shenjtë njerëzor.

Kohërat ishin të vështira
Shikjoja popullin e shkëlqyer
Heshtur kryelartë fis pas fisi
Përqafuan famën emrin Ilir.

Ju kam thënë se duhet kërkuar dije
Në brendësi dhe në fqinjësi
Shënimet e shkruara janë të shumta
Aty qëndron jeni popull i vjetër pellazg.

Në ju rrjedhë gjak i pastër dhe i ndershëm
I thojnë Arian
Besnikërinë dhe bujarinë
Trashëguar keni në gjene.

Tani erdhën kohërat e shkëlqyeshme
Kaluarën tani e dini
Mos harroni se sot mbërthyer ju ka
Litari në qafë e keni
Çamëria duhet të jetë KURRË e humbur.

Me kujdes më ndëgjoni unë ju them
Unë Mëmëdheu i juaj
Mbani në mend nuk do lejoj tkurrjen
As një pëllëmbë të tokës së bekuar.

Ju thërras me zë të lartë
Burra ju fisnor besnik
Përgaditur duhet të jeni
Librin lapsin pushkën
Në dorë vazhdimisht duhet të keni.

Poshtë në Epir
Gjarpëron lumi me tërë freskinë
Sjellë fishkëllimin e erës
Ju duhet të ndëgjoni vajin çam
Është quajtur çamëri dhe do quhet
Aty ku nënat në moshë dhunuar janë
Sot e kësaj dite fëmijët kërkojnë dritë.

Të dini në vitin jo larg nga ju
Ylli shkrirës do zbres në altar
Posi toka dhe ajri i domosdoshëm
Do lidhin bashkësinë në Janinë.

Shekull pas shekulli populli luftuar ka
Djersë gjak rini derdhur
Shkrirë pasurinë në oxhakun e rrezikuar
Ballë kanë dalë në vijë lufte atdheut.

Lavdëruar kjofshin dëshmorët Arbnor
Emrat janë të shkruara në gjirin tim
Shpërblimi i duhur do i pretë
Në mëtejmën botën e amshuar.

...dhe kur ofrohen gjymtyrët e ndarë
Në trupin e quajtur trekëndsh
Atëherë bijtë e mi Ilir-liri dashës
Do ju tërras atdhetarë të përbetuar.

POR
Mbarëshqiptare troje ju kujtoj
Janë të shtrirë ende kthetrat e gjakatarëve

Vetëm nuk munden presin dorën e ndihmesës
Të ju vërsulen në nder besnikëri nam
Sërish të rrjedhë lumi gjak...


tyran prizren spahiu
vargje poetike VII
tamej