Më mbaj mend (për 1 muaj)

Tema: Poezi Për Gëzim


Dashuroj Prizrenin

Për Ata që Dashurojnë Prizrenin...

Thojnë je smerald magjistar virtyt
Art që zgjonë shqisat e dashurisë
Ikona e lashtësisë mbreti i bujarisë
Pyetem Zotëri kush të fali këtë bukuri.

Vërsulur janë qindra e qindra herë
Posa zbritën në prehrin tënd u dehën
Mposhtur nga qetësia magjepsëse
Dorëzohen kalorësitë misterit të fshehur.

Gojëkyqur ngritet flamuri i bardhë
Rrethuar thojnë ndjenjat janë mpirë
Ç ‘ është kjo ç ‘ndodhë me ne
Jemi me vetëdëshirë të burgosur në këtë dhe.

Thyer fuqia dorëzuar është epshit antik
Emocionet gjetur kanë folenë
Përqafuar endemi lakmuar jemi
Muzgu na shikjon e tëra është magjike.

Vendosur të derdhem shijoj nektarin
Lëngun e ëmbël që përdornin sundimtarët
Më lejoni mbrojtësit e flakët të kështjellës
Të jem pjesë e juaja të dashuroj Prizrenin.

tyranprizrenspahiu
vargje poetike VII
jetëshkrimi burimor

- Poezi nga Tyran Prizren Spahiu



Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  2

Komente mbi këtë krijim