>
LETERSISHQIP

Migjeni Zbriti

Dallgët e jetës lindën në Shkodër
Në kështjellën romantike penën e artë letrar
Shëndetligë piu heret ujin e varfërisë
Jetoi pranë greminës i humbur.

Kërkonte bukë ditor për Lulin e vocërr
Trokiste në shpirt të borgjezëve pa ndjenja
Ata mbyllur në guacën e paturpësisë
Gjenin strehë në mëkatet ferr.

Atë ditë të bukur papritmas breshëri goditi
Thanë...u largua Migjeni zbarkoi në Prizren
Gjetur ka aty kohën e bukës së përditshme
Vet tha...ika prej shiut më goditi stuhia.

U takuam te mjeshtëri që kishte blerë qymyr
Shikjonte sylotur djaloshin asht e lëkurë
Pyeti..ke ende thëngjill për zotëriun atje
Fjalët nga prapa ..jo thanë gjysmëheshtur.

Pikëloti i rëndë shkriu rrugën e arrnuar
Mbledhur janë shkronjat vargu pyet ç ‘të bëjmë
Ulur në fron të varfërisë poeti i përlotur
Indinjuar thotë..u takova me Migjenin e urritur.
vargje poetike VIII