Më mbaj mend (për 1 muaj)

Hyrja është kryer me sukses!


Tema: Poezi Për Ëndrra dhe Shpresë

Buzuku, Naimi...

...në heshtjen e përjetësisë i ulur qëndron
Buzuku vet në fronin e kombit Arbër
Thelluar në zhgënjime pyetet
Ç’bëni ju o shumë të denjë pasardhës poet !?

Shikjimi i errët takohet me Naimin
Pranë qëndron Lasgushi vëzhgojnë Kabashi Anastasi Kristaqi
Ndëgjoni Juve ju thërret alfabeti i unisuar
Drejtëshkrimit ky kongres të gjuhës së bukur.

Mijëravjeçarët përballuar kanë një shenjtësi
Origjina e shumë gjuhëve pasardhës
Latin shkronja iliro-pellazg or burrë
Rrënjët flasin tregojnë lashtësinë e heshtur.

Shprehjet e reja të huaja sot cungojnë
Shtatlartësinë e mbretëreshës fjalorinë tonë
Arsimtar shkrimtar arkitekt gjuhëtar alfabet
Nderin ruani gjuhë kjo që nuk dinë të hakmerret.

Poet ndëgjohet zëri në skajshmërinë e gjthësisë
Si valët e detit ngritë zërin e penës
Dhuntia të është dhënë me shkronjat
Pasuro poet gjuhën shqipe me vjershat.

Hija yte nesër do shkëlqej fortë
Kaluara do të të kujtoj e ardhmja me shumë dritë
Pastërtia e historisë është në ju gërshetuar
Madhështia kurrë nuk do ju haroj në librat e pasuruar.

tyran prizren spahiu
vargje poetike VIII
tamej

- poezi nga Tyran Prizren Spahiu


Nuk ka akoma asnjë votë



Komente mbi këtë krijim


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet